Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, gjykata jep vendimin për dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Shqipëria

Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, gjykata jep vendimin për dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hodh në një gurore Eraldo Nevruzi janë lënë në burg.

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fsheh provat.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.

Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat