Idrizi: Fredi Bleri mund të rregullojë çezmat në godinën e PE se hidraulik është

Shqipëria

Idrizi: Fredi Bleri mund të rregullojë çezmat në godinën e PE se hidraulik është

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 21:46
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Open” në News24 tha se na bën përshtypje se si një vend i BE-së mund të bjerrë standardet demokratike dhe europiane, siç është rasti i kandidimit të Fredi Belerit për eurodeputet.

Idrizi tha se Beleri ka një formim që le për të dashuruar, është hidraulik pas një kursi që ka bërë në Kretë, është i dënuar në Greqi, ndodhet në burg në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një njeri që mban 3 emra.

“Fredi Beleri u shpërblye për tezat e helenizimit që ka përdorur, është personi që përdori flamurin e Vorio Epirit, që ka përdorur Himarën për zonë tensionesh dhe pikërisht nga këto ai u përdor dhe përdorjen ia shpërbleu”, tha Idrizi.

Ai ka shtuar se Beleri ka mbledhur votat e “Agimit të Artë”, apo ish-Agimit të Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat