Aksident në Pogradec/ Furgoni del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit

Shqipëria

Aksident në Pogradec/ Furgoni del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mesditën e së shtunës në qytetin e Pogradecit.

Ku një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe është për plasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe.

Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbrriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat