Mbahet gjyqi në Apel për Paplekajn, avokati: E shanë nga nëna e gruaja, kur reagoi

Shqipëria

Mbahet gjyqi në Apel për Paplekajn, avokati: E shanë nga nëna e gruaja, kur reagoi

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 11:11
Arbër Paplekaj

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, po mbahet këtë të premte seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021.

Avokati mbrojtës i Arbër Paplekaj, Mirash Martini, tha se faktet e paraqitura në Shkallën e Parë ku Paplekaj u dënua me 22 vjet burg nuk ishin të vërteta. Ai tha se me rigjikymin e çështjes, dhe me kryerjen e dy ekspertizave të reja, tashmë jemi shumë afër të vërtetës.

“Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve. U pranua kerkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza. Prokuroria paraqiti në gjykim fakt me rrethana jo të vërteta, të cilat pranuan nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona. Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjuar me vëmendje ccështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shuë afër të vërtetës”, tha ai.

Gjithashtu avokati i Paplekaj bëri dhe një renditje kronologjike të asaj që ndodhi ditën e ngjarjes. Duke shtuar se nga pamjet shihet se Paplekaj, ka reaguar në momentin që është plagosur shoku i tij dhe kur i është drejtuar arma, duke theksuar se reagimi lidhet me kushtet e vetëmbrojtjes.

I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndersjelltë. Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qera të përkohshme. Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë.

Nga Fushë-mbreti në Cërik ishte planipër të lëvizur, por Hoxha mori një telefonatë për krim elektoral në 5 maj. Ergys Muzhaqi dëshmitar, takohet me Arjan Hoxhën dhe i çon tek vendi i ngjarjes në rrugën “Lef Nosi”. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet një automjet tip “ML” pa targa i drejtuar nga Mehmet Greca. Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish. Arjan Hoxha telefonoi policinë, disa herë, telefonoi dhe Alket Shatron por që s’ishte në qytet.

Mbërrin Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bëntë Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me Albert Nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm. Hoxha kërkon të ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targa. Në vendngjarje vjen nje furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit, ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre. Pas dy min vijnë me shumë shpejtëësi nëj numër i madh mjetesh ku zbritën shumë persona.

Ata sulmuan Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit, ka dhe lidhje me pamjet filmike të regjistruara nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm. Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin. Në momentin kur sa filloi të komunikojë. Xhuvani niset me vrull, shtyn Paplekajn, më pas vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe spostohen në një rrugicë të lagjes. Pamjet nga kamerat e sekuestruar nuk lejojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre. Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar Mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale të cilat ishin në një çantë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Guçaj, Kreshnik Gjeçaj etj.

Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë ështe fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja. Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku I Paplkekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në te gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokin e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat