“Të dhënat e sistemit TIMS shiten e blihen online”, Salianji: Cënohet siguria kombëtare! Shërbimet e huaja…

Shqipëria

“Të dhënat e sistemit TIMS shiten e blihen online”, Salianji: Cënohet siguria kombëtare! Shërbimet e huaja…

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 14:28
Ervin Salianji

Kreu i komisionit hetimor në lidhje me të dhënat e TIMS, Ervin Salianji, në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhej me punën e komisionit dhe gjetjet e tij.

Salinji u shpreh se komisioni arriti të vërtetojë shumë më shumë se sa e kishte objektin e tij, ndërsa bëri me dije se është vënë në rrezik siguria kombëtare.

“Të dhënat e sistemit TIMS shiten e blihen online.

Shërbimet e huaja të vendeve armiqësore me ne mund t’i marrin të dhënat për t’i përdorur për interesat e tyre. Jemi në kushtet e cënimit të sigurisë kombëtare. Duhen marrë masa”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat