Dallëndyshe Bici shkarkohet nga Kadastra

Shqipëria

Dallëndyshe Bici shkarkohet nga Kadastra

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:14
Dallëndyshe Bici

Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme.

Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm, do ta zëvendësojë Dallëndyshe Bici.

Kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh.

Ajo për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat