Një 37-vjeçar është arrestuar në Lushnje në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, punonjësit e policisë kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetra doza lende narkotike e dyshuar heroinë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektrike, një aparat celular, një automjet dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.