Vrasja në Pogradec, Karabina: Ngjarja të zbardhet sa më shpejt

Shqipëria

Vrasja në Pogradec, Karabina: Ngjarja të zbardhet sa më shpejt

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 16:58
Mirela Karabina

Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në qytetin e Pogradecit.

Zëdhënësja Mirela Karabina në një deklaratë për mediat u shpreh se, ngjarja në fjalë ka shokuar opinionin publik pasi një person u dhunua për vdekje, dhe sipas saj “u la për 30 minuta në mes të rrugës e në gjendje të rëndë, ku as policia dhe as ndihma e parë mjekësore nuk vepruan në kohë për të shpëtuar jetën e të ndjerit”.

Karabina shprehet se, “ditë pas dite zbardhen fakte të reja të cilat dëshmojnë degradimin e krejt shtetit në këtë vend, pasi nga momenti i ngjarjes e deri më sot, është ndryshuar disa herë versioni zyrtar i ngjarjes”.

“PD-Demokratët Euroatlantikë kërkon një hetim te thelluar mbi veprimet e organeve kompetente për mosreagim e tyre në kohë si dhe të vlerësimit që i kanë bërë në tërësi rastit në fjalë, konkretisht: Komisariatit të Policisë Pogradec, Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Pogradec si dhe Urgjencës së Spitalit”, shprehet Karabina më tej, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe autorët të shkojnë para drejtësisë”, nënvizon Karabina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat