Berisha i përgjigjet Ramës për mandatet: Mos të të gënjejë mendja te ’97 apo ‘98

Shqipëria

Berisha i përgjigjet Ramës për mandatet: Mos të të gënjejë mendja te ’97 apo ‘98

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 21:19
Sali Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij i është përgjigjur komenteve të Edi Ramës në asamblenë e PS, i cili tha se PD nuk do të arrijë të marrë në zgjedhjet e 2025 as mandatet që ka marrë në 1997.

Berisha i kërkon Ramës të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën qeverisë teknike, ndërsa u kërkon qytetarëve të përgatiten për sulm drejt fitores.

“Skuadra që Edi Rama paraqiti para shqiptarëve është dhe do të jetë objekti më i fuqishëm i sulmit qytetar.

Edi Rama mendon ti se me këta hajdutë që po i rishpërndan nëpër Shqipëri do të mund të mashtrosh, me këta banditë, kriminelë do mund ti kërkosh votë shqiptarëve.

Me mburojën që u bëre me Skapin kujton se mashtron shqiptarët.

Jo mor jo, kurrë, as ata as ti nuk kaloni më, jeni të humbur. Jep dorëheqjen dhe mos të rrejë mendja me 97 apo 98.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Miq!

Edhe njëherë ua përsëris. Sot ai nxori ekipin e hajdutëve para jush.

Mos harroni kurrë një gjë, se nuk ka qenie më frikacake mbi tokë se hajduti, se i pari që ja mbath është hajduti, se hajduti nuk është qenie drite, por qenie terri, errësire.

Ndaj dhe me epërsi morale, me guxim të gjithë në sulm, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë fitorja”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat