Kryeministri Edi Rama do të mbledh në kryeministri ditën e sotme krerët e Kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.
Takimi do të mbahet në godinën qeveritare në orën 9.
Ai vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.
Priten njoftime.