Berisha e Malltezi kërkojnë lirinë, ja kur merret vendimi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm

Shqipëria

Berisha e Malltezi kërkojnë lirinë, ja kur merret vendimi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 12:27
Berisha e Malltezi

Pasi u mor i pandehur për dosjen hetimore të privatizimit ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për zëvendësim të masës së sigurisë. Ata aktualisht janë në “arrest shtëpie”.

Gazetari Ermal Vija, raporton se dhëndri i Berishës është paraqitur peronalisht në Apel të Posaçëm për të bërë kërkesën për zëvendësim të masës.

“Berisha nuk është paraqitur peronalisht në Apelin e Posaçëm, por është paraqitur dhëndri i tij, Jamarbër Malletzi për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë”, tha ai.

Gjyqtare e çështjes do të jetë sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-kryeministri dhe dhënri i tij, Jamarbër Malltezi.

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin në orën 14 e 30, për Sali Berishën dhe Jamarber Malltezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat