Plazhet dhe transporti urban, kërkesat e operatorëve turistikë të jugut për vitin 2025

Shqipëria

Plazhet dhe transporti urban, kërkesat e operatorëve turistikë të jugut për vitin 2025

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një nga problemet që reklamuan më së shumti turistët e huaj në Shqipëri ishte mungesa e plazheve publike, apo mundësia për të vendosur peshqirët lirshëm në bregdet.

Pothuajse gjithë bregdeti u mbush me plazhe, një pjesë e të cilëve edhe të palincensuar. Ndërkohë që gjatë sezonit veror, pamje si këto ku plazhet kishin çadra bosh, u bënë virale.

Operatorët turistikë në jug të vendit, e shikojnë me pozitivitet deklaratën e kreut të qeverisë për të ulur numrin e plazheve private dhe për të rritur hapësirat publike.

Kreu i operatorëve turistikë të Jugut Vasil Bedinaj kërkon që kjo nisëm të bëhet realitet sa më parë.

Duke folur për turizmin e verës 2024, ai u shpreh se pritshmëritë janë për më shumë fluks sezonin tjetër nëse aeroporti i Vlorës nis punën, ndërsa edhe turizmi i vjeshtës është në rrugë të mbarë.

Por operatorët turistikë kanë disa kërkesa shtesë, ata kërkojnë që të bregdet dhe Vlorë të zgjidhjet çështja e transportit urban, i cili aktualisht nuk i përshtatet aspak natyrës turistike të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat