Mandati i Xhaçkës/ Hitaj: PS është duke i bërë rezistencë vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Arbër Hitaj gazetar tha se ka një rezistencë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese nga PS-ja në raport me mandatin e Xhaçkës.
Hitaj: Dua ta ndaj në dy aspekte diskutimin. Është ai ligjor që nisem nga kryetarja e gjykatës kushtetuese e cila në të paktat raste ka pasur deklarata periodike, dhe e kam tjetër aspekt vlerësimin. ajo tha për Xhaçkën se duhet t’i bindet Kuvendi dhe nuk duhet të diskutojë vendimet e Kushtetuese
Ka një rezistencë ndaj kushtetueses në rastin konkret. Nuk besoj se shqetësim i PS-së është Xhaçka sepse kuvendi do të shkrihet pas 8 muajsh sepse janë zgjedhjet dhe përfundon legjislatura, por është ajo që vjen më pas me çështje të tjera. Prandaj ka një rezistencë.