Saraçi: Me standardin e SPAK për Berishën, Edi Rama dënohet me 100 vite burg

Shqipëria

Saraçi: Me standardin e SPAK për Berishën, Edi Rama dënohet me 100 vite burg

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:39
Romir Saraçi

Gazetari, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në rastin e korruptimit të Berishës, janë disa elemente qesharake.

Saraçi: Kjo pjesa e investitorëve që mbante afër ku është prap një interpretim politik që bën SPAK.

Në momentin që do e akuzosh që merrte benefite nga këto investitorët, çojë në akuzë, ngrije akuzën dhe çoje në kokërr të burgut nëse ke prova.

Pse nuk e çon? Sepse është interpretim bosh.

SPAK ka hedhur për opionin publik pasurinë e një individi, pronat e një individi që shqiptarët të mendojnë se shiko sa të pasur janë këta dhe si notojnë në pasuri.

Rasti i korruptimit të Berishës, janë disa elemente qesharake.

Tani është pjesa e pagesave të fondacionit të fëmijëve autikë.

Është pagesa e biletës të Koçantes.

Pra Berisha u korruptua për një biletë avioni për sjelljen e Koçantes edhe i dha kompleksin Fatmir Bekteshit.

Nëse do ecim me këtë standart, sot kryeministri aktual duhej të dënohej me 100 vite burg.

Charteri privat, avionin privat i cili edhe sot e kësaj dite kompania ka tre vite nuk deklaron bilancet në QKB.

E cila duhej të ishte në kokërr të burgut ai administratori i asaj kompanie.

Nuk deklaron bilancet për shkak të kostove të udhëtimit të kryeministrit. 

Por nëse do ndalemi tek një element i Inceneratorëve.

Administratori dhe ajo kompani kanë dhënë 1 milion euro për ndërtimin e një shkolle në Tiranë.

Ka vajtur kryetari i bashkisë Erion Veliaj që e ka inaguruar.

Akt i pastër korruptiv nëse do ecim me standartin e SPAK për Berishën.

Kush ishte kompania që mori ''Sterilizimin''? Ishte muratori që dilte në foto me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat