Një 26-vjeçar nga Bulqiza është ekstraduar nga Vjena, pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se Gjykata e Elbasanit, në vitin 2022, e ka dënuar të riunë me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u konstatua në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, duke transportuar me furgon, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet nga Vjena, një i kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Gjykatës së Elbasanit.
I ekstraduari, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit , 26 vjeç, i lindur në Bulqizë.
Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2022, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u konstatua në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, duke transportuar me furgon, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së.
Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.