Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i inerteve dhe evidentimi i dëmeve

Shqipëria

Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i inerteve dhe evidentimi i dëmeve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët.

Po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat