Faik Basha: Presidenti përdhos kushtetutën, fshesaxhi i PS-ë, duhet të ikë bashkë më Ramën

Shqipëria

Faik Basha: Presidenti përdhos kushtetutën, fshesaxhi i PS-ë, duhet të ikë bashkë më Ramën

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 22:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Kështu ndodh kur Presidenti i Shqipërisë e di që Shqipëria ka president Erdoganin.” Kështu shkruan Faik Basha nga Partia e Lirisë.

Ai shton se Presidenti përdhos kushtetutën dhe vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme Bajrami i Vogël bëhet tapë me raki Skrapari në krah të drejtuesit politik të qarkut të Beratit për PS-n Ervin Demo dhe disa deputet të Partisë Socialiste.

Basha: Presidenti përdhos kushtetutën. Vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme Bajrami i Vogël bëhet tapë me raki Skrapari në krah të drejtuesit politik të qarkut të Beratit për PS-n Ervin Demo dhe disa deputet të Partisë Socialiste.

Presidenti duhet të jetë “Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar”, jo fshesaxhi tek selia e PS-s

Presidenti i oborrit të Ramës u kujdes të tregonte arritjet e qeverisë së Ramës por ai nuk di gjë se gjysma e popullsisë ku ai është president është larguar nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së shefit të tij.
Bajrami i vogël e ka parë se si vriten qytetarët e tij në spitale si pasojë e korrupsionit të madh që ka përfshirë të gjithë institucionet.
Bajrami i vogël i ka parë atentatet nga bandat e qeverisë që nuk kanë kursyer as jetët e qytetarëve të pafajshme.
Raportet ndërkombëtare flasin për kanabizimin e 1/3 të territorit të shqipëridë dhe mafia ka mbërthyer të gjitha insitucionet.
Bajrami i vogël nuk e ka parë se në Sharrë janë vjedhur 450 milion euro për të ndërtuar inceneratorin dhe ai nuk ekziston.
Bajrami i vogël e shikon që ka vajtur kilometri i rrugëve 60 milion euro, 10-13 here më shumë se në europë.
Bajrami i vogël e shikon që nuk ka mësues dhe po meren pensionistët për të dhënë mësim atyre pak studentëve që kanë ngelur.
Bajramit të vogël i thanë gjë që ajo rakia që prodhojnë fermerët dhe shum produkte të tjera buqësore e konë koston e prodhimit më të madhe se fitimi, sepse qeveria nuk i subvencionon fermeret, madje edhe lekët e taksapaguesve europian i vjedh Frida me Ilir Qeqjan për të ndertuar vila për vete.

Turp: Edi Drama ka shkatërruar dhe korruptuar cdo institucion në këtë vend, largimi i tij është domosdoshmëri për të shpëtuar KOMBIN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat