Qeveria italiane thotë se është gati të sjellë në Shqipëri emigrantët e parë.
Askush nuk mund ta thotë me saktësi ditën e mbërritjes së tyre.
Ndërkohë në Shëngjin, siç raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, kanë mbërritur shumë media italiane në pritje të emigrantëve.
Detaje tjera nuk u japen.