“Informacionet e Bardhit të vërteta”, Shkullaku zbulon detajet e forta: Po të hapen dosjet e SPAK, kemi…

Shqipëria

“Informacionet e Bardhit të vërteta”, Shkullaku zbulon detajet e forta: Po të hapen dosjet e SPAK, kemi…

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:22
Analisti Armand Shkullaku

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për skandalin e radhës, ku kryeministri Edi Rama dhe gazetari pranë tij, Sokol Balla kërcënuan publikisht me jetë ose me burg, kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Shkullaku theksoi se informacionet e denoncuara nga Gazment Bardhit po dalin të vërteta.

‘Informacionet që ka dhënë Gazment Bardhi po dalin pak si të vërteta. Po shohim prokurorë që i përmendi me emra, si bashkëshorti i ish-nënkryetares së Kuvendit, atë e thirrën në SPAK, ka përmedur ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili pas kësaj u shkarkua nga Edi Rama, po përmend dhe emra gazetarësh që ka marrë para nga kriminelë dhe trafikantë, prandaj ka një koordinim që realisht po e shqetëson Edi Ramën dhe mazhorancën sepse të shkosh deri te kërcënimi ndaj dikujt duhet të kesh ndonjë motiv’, u shpreh Shkullaku.

Gjithashtu gazetari u shpreh se ‘deri tani po shohim që SPAK jo vetëm nuk i çon në banka e drejtësisë, por Gjykata Speciale jep edhe urdhra që të mos i nxjerrim materialet ku demaskohen të gjithë me prokurorë me politikanë me ministra me gazetarë dhe po u hapën këto kemi autopsinë 12-vjeçare të një shteti të kalbur të një shteti që është peng totalisht i krimit, ky është problemi dhe nuk e kanë me Gazment Bardhin’.

Shkullaku: Kjo nuk është normale për një gazetar. Dua të ndalem te fenomeni. Çfarë po ndodh aktualisht me denoncimet e Gazment Bardhit. Ne po shohim që dënohet Salianji dhe Edi Rama reagon ndaj Gaz Bardhit. Ti që me bështymën e Saliut kërcen nga prehri në prehr, b*tha e vogël b*tha e madhe, me një gjuhë që e përsëriti edhe Sokol Balla mbrapa që ishte i njëjti mesazh i Ramës. Të njëjtën gjë bëri Rama edhe në parlament me Gazment Bardhin. Të njëjtën gjë bëri dhe ABC, lajmi është dënohet Salianji, protesta e opozitës se çlidhje ka fati i Gazement Bardhit me fatin e Vis Martinit dhe këtu nxjerr një konkluzion, po të më thonë mua gjithë ditën që jam trafikan droge do qesh, po të filloj ti i poshtër që përkulesh në gjunjë, që mbledh mbështymën e Sali Berishës, etj. jam i qetë, thuaj gjithë ditën dhe natën që unë dhe vëllai im jemi trafikant droge, siç ishte i qetë Rama kur kishte edhe akuza më të rënda për familjen nuk e prishte terezinë sepse ishte i sigurtë. Tani çështja qëndron se Gazment Bardhi nga njëra anë por edhe një vendim nga Gjykata Speciale nga ana tjetër që ka ndaluar publikimin e përgjimeve nga dosja e SKY dhe Encro Chat, ky ndalim vetëm në Shqipëri ndodh me vendim gjykate, informacionet që ka dhënë Gazment Bardhi po dalin pak si të vërteta. Po shohim prokurorë që i përmendi me emra, si bashkëshorti i ish-nënkryetares së Kuvendit, atë e thirrën në SPAK, ka përmedur ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili pas kësaj u shkarkua nga Edi Rama, po përmend dhe emra gazetarësh që ka marrë para nga kriminelë dhe trafikantë, prandaj ka një koordinim që realisht po e shqetëson Edi Ramën dhe mazhorancën sepse të shkosh deri te kërcënimi ndaj dikujt duhet të kesh ndonjë motiv.

Pse gjithë ky mllef, gjithë ky zjarr, gjithë kjo betejë ndaj Gazment Bardhit? E ka me Gazment Bardhin apo se në atë dosje del gjysma e qeverisë, gjysma e prokurorëve edhe të SPAK, dalin kolegët tanë dhe plotë njerëz që janë bërë njësh me mazhorancën. Banditë media biznese dhe politikanë vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë.

Deri tani po shohim që SPAK jo vetëm nuk i çon në banka e drejtësisë, por Gjykata Speciale jep edhe urdhra që të mos i nxjerrim materialet ku demaskohen të gjithë me prokurorë me politikanë me ministra me gazetarë dhe po u hapën këto kemi autopsinë 12-vjeçare të një shteti të kalbur të një shteti që është peng totalisht i krimit, ky është problemi dhe nuk e kanë me Gazment Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat