Librazhd/ Kanosi më thikë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari, ishte në gjendje të dehur

Shqipëria

Librazhd/ Kanosi më thikë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari, ishte në gjendje të dehur

Më: 8 mars 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd. Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me thikë bashkëfshatarin e tij. 53-vjeçari u kap gjatë drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa iu sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe thika që iu gjet në automjet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq në Fier.

“Ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, sqarohet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat