76-vjeçari humb kontrollin mbi automjetin, përmbyset në mes të rrugës

Shqipëria

76-vjeçari humb kontrollin mbi automjetin, përmbyset në mes të rrugës

Më: 17 mars 2025 Në ora: 16:07
Ilustrim

Aksident automobilistik në Përmet, plagoset drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 15:00 në aksin nacional Përmet- Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë.

Automjeti i tipit Mercedez-Benz me drejtues Apostol Tase, 76 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në ajër duke përfunduar anës rrugës, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është transportuar për në spital pasi ishte lënduar. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të moshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat