Rënia e gurëve nga faqja e malit bllokuan aksin rrugor Kuç-Qeparo! Nis hapja e rrugës

Shqipëria

Rënia e gurëve nga faqja e malit bllokuan aksin rrugor Kuç-Qeparo! Nis hapja e rrugës

Më: 17 mars 2025 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një masiv dheu dhe gurësh ra nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç- Qeparo.

Për disa minuta, ky aks rrugor ishte i pakalueshëm pasi sasia e dherave ishte e madhe, duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës.

Deri më tani, është hapur një anë e rrugës, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e plotë të aksit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat