Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kamëz: Një skuadër e re për Shqipërinë në BE

Shqipëria

Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kamëz: Një skuadër e re për Shqipërinë në BE

Më: 17 mars 2025 Në ora: 22:33
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi pasditen e sw hwnws në Kamëz skuadrën  e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

Këto janë zgjedhje historike. Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria  të anëtarësohet në familjen europiane.

Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.

Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani.”, u shpreh Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat