Rama te baza ajrore e Kuçovës, ndjek misionin e dronëve “Bajraktar” mbi luginën e Vjosës

Shqipëria

Rama te baza ajrore e Kuçovës, ndjek misionin e dronëve “Bajraktar” mbi luginën e Vjosës

Më: 18 mars 2025 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Ministri Vengu informoi se skuadrilja e dronëve luftarakë është rritur dhe është plotësisht operacionale duke mundësuar fluturimet edhe natën. “Janë të mobilizueshëm dhe totalisht të ndërveprueshëm”, tha Vengu.

Ndërkohë kryeministri pa nga afër një demonstrim të shkurtër nga misioni që po realizonin sot dronët “Bajraktar” duke kryer monitorimin nga ajri të luginës së Vjosës me kërkesë të Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Kryeministri u informua se përveç patrullimit të kufirit detar apo tokësor, kjo qendër është në dispozicion për çdo detyrë që i ngarkohet nga agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Në Bazën Ajrore Taktike të NATO-s që po zhvillohet si një aset strategjik i Aleancës Euroatlantike, me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, bazë materiale të nivelit të lartë dhe trajnime të cilësisë së parë 🚁🛬✈️🇦🇱 Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile në shërbim të kontrollit të territorit, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare🪖”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat