Saraçi: Është ndërhyrë që të lirohet kushëriri i Ajola Xoxës, i cili është arrestuar për çështjen e inceneratorit

Shqipëria

Saraçi: Është ndërhyrë që të lirohet kushëriri i Ajola Xoxës, i cili është arrestuar për çështjen e inceneratorit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 20:37
Romir Saraçi

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin Taks Force tha se është ndërhyrë që të lirohet kushëri i Ajola Xoxës i cili është arrestuar për çështjen e inceneratorëve.

Sipas tij, Namik Simixhiu është i afërmi i Ajola Xoxës, i cili ka qenë individi që  diskutohej në përgjimet e Bushkës dhe Llagamit.

I pyetur nga gazetarja Sonila Meco mbi autenticitetin e ketyre pergjimeve, Saraçi u shpreh se materialet e publikuara nga Ora News nuk lënë as më të voglin dyshim për tu vënë në diskutim.

“Po tmë vinin mua ato informacione do i kisha publikuar me patjetër. Ne radhë te parë, unë si gazetar do të identifikoja burimin.

Dhe ne mes është një media prestigjoze si Ora News dhe me një kast gazetarësh profesionist, me burime të forta në institucuine dhe individë, dhe kurrësesi nuk mund të vihet në diskutim vërtetësia e tyre.

Për më tepër qe po kjo mordia para pak kohësh publikoi eksluzivisht fotot e Bushkës e Llagamit me cizme e pa cizme ne zyrën e Ajola Xoxës, foto në darka e salete.

E duke parë të gjithë informacionet qe u publikuan nuk të lënë asnjë vend për dyshim.

Pak minuta më parë Ora News publikoi një tjetër material që flitej në komunikim, për të ndikuar në lirimin e një të afërmi të Ajola Xoxës, i arrestuar për çështjen e inceneratorëve.

Dhe më rezulton që atë periudhe janë dhënë masa të sigurisë.

Është një personazh që lidhet me Ajola Xoxën është Namik Simixhiu që kanë lidhje familjare, janë kushërinj.

Dhe ky personazh ka dalë me vendime gjyqësore nga burgu disa herë me disa vendime.

Dhe është pikërisht në atë datë që flasim për komunikimet e sotme dhe bëjnë një farë konfirmim të një komunikimi që e le në atë shkallë.

Ndërsa SPAK kërkon ta lëri në burg njëra shkallë e liron kurse tjetra e le në burg.” tha Saraçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat