Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

Shqipëria

Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

Më: 20 mars 2025 Në ora: 13:25
Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Të tre janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e dyshuar të tyre në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vrasja e Fatbardh Licit u krye në kushte të grupit të strukturuar kriminal, me dyshimin se Ibrahim Lici, i afërmi i tij, ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana më 15 korrik 2018.

Më 10 gusht 2018, Fatbardh Lici u ekzekutua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës. Një person zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa dhe e qëlloi atë, duke e lënë të vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat