''Bashkia e Tiranës, në kaos total'', Xhixho: Pas burgosjes, këshilli bashkiak duhej të shkarkonte Veliajn

Shqipëria

''Bashkia e Tiranës, në kaos total'', Xhixho: Pas burgosjes, këshilli bashkiak duhej të shkarkonte Veliajn

Më: 20 mars 2025 Në ora: 21:04
Erisa Xhixho

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho në një intervistë në Ora News u shpreh se është për të ardhur keq sesi bashkia e Tiranës ndodhet në këtë kaos total.

Xhixho: Është për të ardhur keq sesi bashkia e Tiranës ndodhet në këtë kaos total.

Duke pasur parasysh që jemi në shkelje të autonomisë vendore me gjithë ngjarjet që kanë ndodhur që pas burgosjes së kryetarit të bashkisë.

Kemi parë sesi Kryeministri ka mbledhur të gjithë administratën në shkelje të ligjit dhe absolutisht të shtetit të së drejtës ku pushteti qendror merr kompetenca të pushtetit vendor në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Pamë atë pamjen qesharake sesi u mblodh gjithë administrata tek sheshi ‘’Skënderbej’’ dhe kryeministri drejtonte dhe sulmonte kundërshtarin politik nga ai shesh.

Dhe vijmë në këtë situatë në këtë luftë të brendshme që e kemi thënë që me Nesti Angonin që Nesti Angoni nuk është një kallëzim i opozitës sepse opozita i ka bërë me emër mbiemër dhe me faktë të gjitha kallëzimet.

Dhe në vazhdë të këtyre ngjarjeve ndodh edhe absurdi që pamë sot që për mua ishin disa mesazhe mafioze të dy bandave që ia çojnë  njëra tjetrës.

Jemi në një bashki e cila që do duhej që me burgimin e Veliajt, këshilli bashkiak të shkarkonte kryetarin e bashkisë dhe ti hapte rrugë zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat