Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kjo është një fushatë shumë argëtuese.
Shkurti: Ne faktikisht kemi lindur në fushatë, jetojmë në fushatë dhe do vdesim në fushatë.
Kjo është një fushatë shumë argëtuese. Unë në një moment të jetës time kam filluar që gjërat ti shikoj me këtë sy, me syrin komik.
Dhe më lehtëson shumë dhe më argëton shumë.
Është një fushatë tepër interesante ku nuk bëhet paradoksalisht luftë për ti marrë kundërshtarit vota por bëhet luftë për të goditur kolegun e partisë për të marrë vota brenda partisë.
Këtë e kanë të gjitha.
Pra luftojnë një armatë e tërë për të marrë 4-5 deputetë.
Është argëtuese ai fjalëkryqi, fleta e votimit.
Tani po kuptoj edhe pse Rama mbylli Tik Tok sepse është duke bërë konkurencë me këtë duetin me Bashën me këngët e Unikatilit.