Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Vlorë reagoi mbi deklaratat e opozitës në lidhje me FRPD.
Rama tha se sot të rinjtë e FRPD u bënë objekt i një sulmi tipik të kënetës.
“Dje ata erdhën thanë që duan të investojmë votën tonë te PS në 11 Maj. Pra i falenderoj për kurajën. Shpresoj ta marrin këtë shembull të tjerët. Sot u bënë objekt i një sulmi tipik të kënetës.
Kur bën si buf je qëndrestar, kur je njeri, je me bandat dhe i shitur.
Atyre nuk duhet tu vijë keq por duhet të ndjejnë keqardhje për atë katandi që lindi si forcë e shpresës dhe u bë llumi i kënetës”, tha Rama