Me kandidatët e PS në Gjirokastër, Rama: Pas anëtarësimit në BE, ndoshta lulëzon diçka për PD

Shqipëria

Me kandidatët e PS në Gjirokastër, Rama: Pas anëtarësimit në BE, ndoshta lulëzon diçka për PD

Më: 24 mars 2025 Në ora: 20:01
Edi Rama

Edhe në Gjirokastër, Kryeministri Rama udhëzoi kandidatët e PS në këtë qark që të bindin qytetarët që me 11 maji votohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Demokratëve u kërkoi që kësaj radhe të mos votojnë Sali Berishën, por Edi Ramën sepse sipas tij vetëm PS mund të udhëheqë reformat që kërkon Brukseli.

Duke ironizuar Sali Berishën, Rama mendon që PD mund t’i vijë radha të vijë në pushtet pasi Shqipëria të bëhet një vend anëtar i familjes europiane.

Më herët, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Sarandë ua rikujtoi pronarëve të hoteleve marrëveshjen aforfe për deklarimin e netëve të fjetjes.

Kush nuk pranon ofertën e tij do të ketë tatimet në derën e biznesit të tyre. Ndërsa ju kërkonte bizneseve që të investojnë në Shqipëri pasi me anëtarësimin në BE do të dyfishohet vlera e pronave, një nga të pranishmit i kujtoi problemet me ndërprerjen e ujit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat