Humbën orientimin duke eksploruar malin e Priskës/ Policia shpëton tre turistët grekë

Shqipëria

Humbën orientimin duke eksploruar malin e Priskës/ Policia shpëton tre turistët grekë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore.

Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat