Pas ekstradimit nga Spanja 6 ditë më parë, ish kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është vendosur në burgun e Durrësit, ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se ndaj ish kreut te bandes se Durres, Lulzim Berishës GJKKO caktoi masa e sigurise arrest me burg.
DESHMIA NE GJKKO
Në seancës ndaj tij, ish-kreu i bandës së Durrësit ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.
Lulzim Berisha deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Luftar Reçin dhe se nuk e njeh.
Ai drejtua togave të zeza duke thënë që “nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni”.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha Lulzim Berisha.
EKSTRADIMI
Ai ekstradua nga Spanja më datë 18 mars, me kërkesë të SPAK-ut. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut.
Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Lulzim Berisha, 54 vjeç.
“Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal”, tha policia disa dite me pare.