Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani ka vizituar selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për festën e Fitër Bajramit.
Kryepiskop Joani u prit nga kreu i KMSH, Bujar Spahiu. Në fjalën e mbajtur, Fortlumturia e Tij tha se duhet të kujdesen për bashkëjetesën fetare ashtu si paraardhësit e tyre. Për këtë, tha Kryepiskopi, duhet kontributi i gjithësecilit.
“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare.
Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t'ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, tha Fortlumturia e Tij.