U regjistruan 246 mijë, pse pjesëmarrja e diasporës në votime mund të ulet

Shqipëria

U regjistruan 246 mijë, pse pjesëmarrja e diasporës në votime mund të ulet

Më: 31 mars 2025 Në ora: 16:54
Ilustrim

Numri i votuesve të diasporës mund të jetë shumë më i ulët se ai i regjistruar në KQZ.

Edhe pse në portalin e KQZ janë regjistruar më shumë se 246 mijë votues nga jashtë, jo të gjithë mund të arrijnë të votojnë, pasi fletët e votimit duhet të shpërndahen me postë dorë më dorë.

Përveç atyre që zgjedhin të mos votojnë, ose për arsye objektive nuk do mund të marrin pjesë në proces, një arsye që pritet të ketë shumë impakt pritet të jetë pikërisht një rregull teknik:

Sipas rregullores së përcaktuar, zarfi me fletën e votimit dërgohet nga KQZ përmes postës, por duhet t’i dorëzohet personalisht votuesit të regjistruar. Nëse postieri nuk e gjen në shtëpi pas tre përpjekjesh, atëherë ai emigrant i regjistruar humbet të drejtën për të votuar.

Ky proces, që na kushton 10 milionë euro, është marrë përsipër nga kompania ndërkombëtare DHL.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur në Kosovë, ku nga 105 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar, vetëm 84 mijë arritën të hedhin votën në zgjedhjet e 14 shkurtit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat