Në treg fileto me salmonelë, AKU kërkon heqjen e licencës për kompaninë AMG!

Shqipëria

Në treg fileto me salmonelë, AKU kërkon heqjen e licencës për kompaninë AMG!

Më: 31 mars 2025 Në ora: 17:42
Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj i ftuar në Report Tv flet për sasinë prej 8 tonësh fileto pule me salmonelë që u importua nga kompania AMG FOOD e Arben Goxhes, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Institucionet vijojnë ta mbajnë të fshehur emrin e kompanisë edhe pse u zbulua nga mediat se AMG Food e importoi nga Brazili fileton e pulës me salomnelë. Palnikaj thotë se AKU ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë që futi në Shqipëri mish me salmonelë.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Palnikaj thotë se AKU ka referuar rastin menjëherë në Prokurorinë e Tiranës dhe se që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe.

“Roli i AKU është të mbikëqyrë procedurën dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në rastin konkret, roli i AKU ka qenë proaktiv. Do të thotë që ka ndërmarrë një sërë hapash të njëpasnjëshme që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. Ka pasur bashkëveprim me Hetimin Tatimor dhe Policia e Shtetit.

Ka nisur një auditimi për punonjësit dhe ka referuar subjektin që ka pasur këtë produkt. AKU ka bërë referimin në prokurori dhe ka vendosur bllokimin për pjesën e sasisë së gjetur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat