Alarm në Vlorë! Mish pule me salmonelë në markete dhe restorante!

Shqipëria

Alarm në Vlorë! Mish pule me salmonelë në markete dhe restorante!

Më: 1 prill 2025 Në ora: 18:06
Ilustrim

AKU ka evidentuar në Vlorë 6 subjektet që kanë tregtuar produkte me salmonelë.

Dyshohet se numri i subjekteve që tregtonin mish pule me salmonelë, mund të jetë më i lartë ndërsa janë kryer kontrolle në markete, restoranete dhe fast food-e afër shkollave.

“Pas lajmit të publikuara në media AKU ka nisur kontrollet në çdo subjekt privat në Vlorë, tashmë ka një rezultat. Duke u klasifikuar si biznes me risk të lartë, kryesisht për tregtimin e pulës me salmonelë. AKU ka nisur kontrolle në markete supermarkete e tregje në të cilat shiten produkte të mishit. Hapi i radhës ka qenë kontrolli i restoranteve si hallkë lidhëse e marketeve që shesin produktet. Janë kontrolluar edhe fast food-et pranë shkollave.

Nga këto kontrolle kanë rezultuara 6 subjekte kanë pasur në pronësi produkte me salmonelë, kanë qenë markete, supermarkete, por nuk kanë munguar as restorantet. Burime pranë AKU Vlorë bëjnë të ditur se numri mund të jetë shumë më i madh por këto subjekte kanë hequr nga tregu produktet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat