Aksident në Milot-Laç: Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, disa të lënduar

Shqipëria

Aksident në Milot-Laç: Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, disa të lënduar

Nga: Bota sot Më: 4 prill 2025 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Milot-Laç, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor

Njoftimi:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat