Hakerimi i SPAK/ Kulla: Kemi të bëjmë me spiunazh, ka dalë veç maja e ajsbergut!

Shqipëria

Hakerimi i SPAK/ Kulla: Kemi të bëjmë me spiunazh, ka dalë veç maja e ajsbergut!

Më: 4 prill 2025 Në ora: 22:18
Ilir Kulla

Analisti Ilir Kulla, për hakerimin e tre prokurorëve të SPAK, thotë se gjithçka ka dalë është maja e ajsbergut, pasi prokurorët janë munduar të kuptojnë dëmin se sa i madh është ai.

Kulla deklaroi se SPAK flet për hakerim, por se në thelb bëhet fjalë për spiunazh. Sipas tij, e gjithë kjo vjen në një sezon kur jemi në kulmin e politikës, para zgjedhjeve dhe se në dosje janë një politikan, një zyrtare dhe një biznesmen, janë tre dosje që janë marrë.

"Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me spiunazh, mbledhja e të dhënave dhe pastaj shpërndarja e këtyre informacioneve dhe të dhënave me një regji, i ka vajtur dy gazetarëve. Çështja është që në momentin që i ka vajtur gazetarit Elvi Fundo, ai ka informuar prokurorin dhe i ka thënë stop mos publiko, më pas kanë shkuar te Zambak Gjoni dhe te ky tjetri, inspektori i IMT i arrestuar.

Duket qartë që ata nuk e kanë bërë. Varianti i parë kemi të bëjmë me rrjedhjen e asaj që quhet dark web, një ushtri e madhe profesionistësh si hakera, që nuk njihen personalisht, por nëpërmjet kodeve të tyre në web. Zakonisht këta sulmohen natën kur nuk ka aktivitet, kur sulmohet njëri nga muret mbrojtëse, hyjnë dhe merret një nga materialet".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat