Në kërkim për grabitje në Fushë Krujë, arrestohet 33-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim për grabitje në Fushë Krujë, arrestohet 33-vjeçari

Më: 5 prill 2025 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Fushë Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Formacioni”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policor, u kap dhe u ndalua shtetasi F. B(D)., 33 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat