Pas fundjavës me reshje shiu dhe dëbore, rikthehen ditët me diell! Ja si parashikohet moti për këtë javë

Shqipëria

Pas fundjavës me reshje shiu dhe dëbore, rikthehen ditët me diell! Ja si parashikohet moti për këtë javë

Më: 7 prill 2025 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.

Për ditën e sotme moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.

Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat