Mediu kundërshton trupën gjykuese: Shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë nën kompetencën e ministrisë

Shqipëria

Mediu kundërshton trupën gjykuese: Shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë nën kompetencën e ministrisë

Më: 11 prill 2025 Në ora: 13:09
Fatmir Mediu

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu qe eshte marre i pandehur per shperdorim detyre ne lidhje me dosjen Gerdeci, po kundershton perballe gjykates ekspertizen tekniko ushtarake.

Mediu: Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.

Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. '

Në cdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat