Pasuesja e Ramës një grua? Deklarata e papritur: Në 2030, do të mbështesim kryeministren grua

Shqipëria

Pasuesja e Ramës një grua? Deklarata e papritur: Në 2030, do të mbështesim kryeministren grua

Më: 11 prill 2025 Në ora: 19:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh kohët e fundit për largimi ne tij nga politika pas mandatit të katërt, nëse e fiton.

Megjithatë, ai sot u shpreh i sigurt se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029, Partia Socialiste do të garojë me një kandidate grua për kryeministre.

Nga takimi “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”. Rama shprehu besimin se PS do të ketë edhe një mandat të pestë qeverisës, me në krye jo atë, por një grua.

“Në 2030, do shikohemi përsëri se do vijmë të mbështesim kryeministren grua”, tha kryesocialisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat