Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur përgatitja e fletëvotimeve për votuesit nga jashtë. Në një njoftim të përditësuar, KQZ informon se po vijon me intensitet punën për përfundimin e kësaj faze të procesit zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ bën me dije se i gjithë ky proces po transmetohet drejtpërdrejtë edhe në kanalin e saj në platformën “Youtube”.
Procesi po kryhet në Parkun Olimpik “Feti Borova”, ku KQZ po përgatit dhe vulos fletët e votimit për zgjedhësit shqiptarë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Punimet zhvillohen në prani të vëzhguesve dhe medias.
KQZ thekson se ky proces po transmetohet drejtpërdrejtë, për të siguruar votuesit që çdo hap i zgjedhjeve të jetë i qartë për të gjithë.