Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjecar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.
Raportohet jashtë rrezikut për jetën.
anesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.