Kandidatja për deputete e Partisë Mundësia në Qarkun e Fierit, Frida Mavriqi ka ndarë sot një shqetësim që lidhet me këtë qytet. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Mavriqi shfaqet në qendër të qytetit, ku siç duhet, është bosh.
Mavriqi shprehet se në 10 vite, në Fier ka mijëra të rinj më pak.
Mavriqi shprehet se kjo nuk ndodh se të rinjtë deshën të ikin, po se nuk panë asnjë arsye të qëndrojnë.
Mavriqi shton se kjo është koha për ndryshim në Fier.
“Para 10 vitesh, në një ditë të shtune si kjo e sotmja, me këtë kohën e mrekullueshme me diell, ora shënon 16:27 e pasdites. Fieri ka qenë plot. Sot, pas 10 vitesh, në 2025, qyteti është bosh. Unë nuk gjej asnjë arsye pse Fieri duhet të jetë bosh në këtë orar, në një ditë të shtunë në kohë me diell. Ka vetëm një. Ajo është arsye politike. Është mungesa e mundësive që të rinjtë të kenë mundësi të zhvillohen dhe të ngrihen në qytetin e tyre, në qytetin e Fierit. Po gjejnë hapësira diku jashtë. Kjo do të ndryshojë pas 11 majit”,-tha Mavriqi.