Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

Shqipëria

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

Më: 23 prill 2025 Në ora: 13:38
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live, iu është përgjigjur qytetarëve, për pyetjet e ndryshme që ata kishin.

Berisha tha se minimum jetik do të jetë ligji i parë që do të miratohet, pas votimit të qeverisë së re. “Ky është premtimi i parë dhe do të bëhet realitet”, tha kryedemokrati.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Absolutisht ju lutem, mos harroni se ligji i parë pas votimit të qeverisë do të jetë ligji i minimumit jetik i cili i cili ndodhet në parlament, të cilin ne e kemi dorëzuar 1 vit e gjysëm më parë.

Ai premtim është premtimi i parë që do të bëhet realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat