Policia ka reaguar duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonë ne Farkës në Tiranë.
Mësohet se një 19-vjeçar, i identifikuar si Kristi Fufi ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar me sende të forta.
Raportohet se kanë qenë disa persona me shkopinj dhe sende të forta që e kanë sulmuar të riun.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt