Agron Shehaj përjashton bashkëpunimin me partitë e mëdha pas zgjedhjeve: Asnjë mundësi!

Shqipëria

Agron Shehaj përjashton bashkëpunimin me partitë e mëdha pas zgjedhjeve: Asnjë mundësi!

Më: 25 prill 2025 Në ora: 23:41
Agron Shehaj

Agron Shehaj i Partisë Mundësia ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partitë e mëdha pas zgjedhjeve.

Shehaj tha në emisionin “Log.” në News24 se “nuk kam hyrë në politikë të bëj si partitë e tjera të vogla”, duke shtuar se projekti i forcës së tij politike është afatgjatë.

Ai shtoi se “duke qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër.”

Shehaj: Nuk ka asnjë mundësi të kthehemi shtojcë e të tjerëve. Nuk kam hyrë në politikë të bëj si partitë e tjera të vogla. Në do të jemi partia e parë dhe e vetme që hyn në parlament pa mbështetjen e asnjë prej dy partive të mëdha. Jo vetëm pa mbështetjen, por duke i patur kundër. Ky është një projekt politik afatgjatë dhe zgjedhjet e ardhshme janë një hap.

Duke qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër. Duhet të qëndrosh. Jo sa të kesh një pushtet të vogël, hajde oburra të bëjmë pazare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat