Përmbyset furgoni i pasagjerëve në aksin Levan-Fier

Shqipëria

Përmbyset furgoni i pasagjerëve në aksin Levan-Fier

Më: 26 prill 2025 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan.

Burimet policore bëjnë me dije se né automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat