I veshur sport dhe me kapuç në kokë, ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi merr pjesë në takimin e Berishës në Kavajë

Shqipëria

I veshur sport dhe me kapuç në kokë, ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi merr pjesë në takimin e Berishës në Kavajë

Më: 26 prill 2025 Në ora: 13:19
 Elvis Roshi 

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë të mbajtur një natë më parë.

Roshi është fotografuar ndërsa është i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë.

Duket se Roshi po mbështet Berishën në këto zgjedhje, pasi kryedemokrati ka futur në listën e hapur të Kavajës kushëririn e tij, Elton Rroshi.

Kujtojmë se më parë Berisha e sulmonte Roshin, ku thoshte se ky i fundit drejtonte një bandë që vriste njerëz.

“Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht!

Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Asrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga “çunat e krimit” te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi. Ketu me poshte keni disa mesazhe per drejtuesin e komisariatit nga nje qytetar i Kavajes, te cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarve te sotem, natyrisht pa sukses! Sb”, shkruante më parë Berisha.

Kryeministri Edi Rama e komentoi disa ditë më parë nga Elbasani lëvizjen e Elvis Roshit.

Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.

“Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat